Selajdin Beqa, ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, ka thënë se po hetohen disa supermarkete rreth kësaj çështjeje.
Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV ka treguar se po hetohet se çfarë ka ndodhur në atë periudhë në tregun kosovar.
“Jemi duke shikuar kohën dhe situatën e krijuar të kaosit dhe panikut sepse ishte bërë kaos me çmim atë kohë dhe panik te qytetarët sepse në rafte nuk gjendej vaj. Ne kemi filluar të hetojmë supermarkete, hipermarkete. Dyshimet e para kanë qenë te këta sepse ka pasur çmime nga 1.50 euro dhe pastaj u nxorën me 3.49. Kemi hapur konkluzion për hapje të procedurës dhe do të shohim çfarë ka ndodhur në atë periudhë”, ka theksuar ai.
Beqa ka deklaruar se supermarketet po hetohen për marrëveshje të ndaluar lidhur me çmimin e vajit.
Edhe
Autoriteti i Konkurrencës s’ka vërejtje për abuzim me çmimet e karburanteve
“(Po hetohen) Për marrëveshje të ndaluar sepse mendojmë që kanë caktuar në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi çmimin e vajit, ose çmimet e shitblerjes. Po ashtu kufizimin dhe elementet tjera që mund të jenë në aspektin e abuzimit të pozitës dominuese kolektive ose të përbashkët ndërmjet këtyre ndërmarrjeve. Fillimisht kemi hapur procedurë ndaj pesë ndërmarrjeve, por gjatë hetimit do të shohim nëse ka element, mund të hapim edhe ndaj ndonjë tjetër”.
Beqa ka folur edhe për kompaninë serbe MTS. Ai ka thënë se hetimi ndaj kësaj kompanie ka nisur vitin e kaluar, ndërsa ka theksuar se është herët të thuhet nëse do të gjobitet.
“Në vitin 2022 në një analizë që ka filluar AKK na ka dalë se kompania MTS ka blerë së paku katër ndërmarrje të vogla komunale në territore të ndryshme të Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore. MTS 2 së fundmi ka bë një kërkesë në prill për blerjen e një kompanie regjionale në Graçanicë, e cila zotëron mbi 35% të tregut për blerjen e saj. Por nuk kemi mundur, kërkesa ka qenë e plotë por kemi hapur konkluzion për vlerësimin e këtij përqendrimit sepse apriori nuk mund të japim përqendrim pa e pa strukturën e tregut, çmimin e të tjera”.
Beqa ka deklaruar se AKK-ja ka ka shqiptuar 26 dënime gjithsej gjatë gjithë punës prej se ka nisur së funksionuari si institucion.
“AKK ka shqiptuar në jetën e tij 26 dënime. Më 2010 ka shqiptuar 10 gjoba ndaj ndërmarrjeve me shumë nga 100 mijë euro, në total 1 milion euro. Në atë kohë ishin ulur udhëheqësit e kompanive të sigurimit dhe kishin bërë marrëveshje të tipit kartel ku janë dakorduar të takohen dhe të mbikëqyrin agjentët e tyre dhe të mos lejojnë shumën e primit të përqindjeve në policat e sigurimit nga 26% e më poshtë. AKK kishte shqiptuar gjobë 1 milion euro për 10 kompanitë e sigurimit”.
Teksa, ka treguar se AKK-ja po heton edhe mbi sektorin e ndërtimit për shkak të rritjes së çmimit për metër katror të banesave.
Edhe
Frenohet shtrenjtimi i mëtejmë i naftës, pasi për 48 orë çmimi për litër u rrit mbi 20 centë
“Së fundmi jemi duke e vazhduar dhe punuar në analizë te ndërtimi, me fokus te çeliku dhe çimentoja. Do shohim çfarë po ndodh në këtë treg sepse duket që çmimi për metër katror i banesave ka shkuar tepër lartë dhe të shohim nëse ka pasur ngritje në import të çelikut, çimentos dhe produkteve të tjera”.