Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beogradi këshillon BE-në “të dënojë qartë arrestimin e serbëve nga shqiptarët”

Beograd, 13 korrik – Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë sot se Bashkimi Europian duhet të reagojë ndaj frikësimit dhe arrestimit të serbëve në Kosovë dhe që BE të dënojë qartë sjelljen e tillë të shqiptarëve , në vend se gjithnjë të përsërisë “thërrasim të dy palët...”, e citojnë atë mediat serbe, transmeton Koha.net.

“Nuk e di nëse është më shumë cinike apo tragjike kur thonë u bëjmë apel të dy palëve”, është shprehur Stefanoviq në TV Pink.

Ai ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet ta “kthejë Serbinë në lojë” në lidhje me luftën për Kosovën përmes formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë dhe bisedimeve të rënda, si dhe dialogut që u garanton serbëve paqe, porse nga ana tjetër arrin si përgjigje aksioni i arrestimit të serbëve.

Stefanoviq është shprehur se “nëse Europa dëshiron të jetë lojtare serioze në Ballkan, të zgjidhë problemet në territorin e saj dhe të mos lë konflikt të ngrirë, atëherë duhet të përfshihet në këtë situatë dhe kur ta shohë se dikush po bën diçka kundër të drejtës dhe është skandaloze që nuk dënon qartë rastin dhe nuk tregon se nuk e mbështet, meqë heshtja nuk sjell asgjë të mirë”.

Sipas ministrit serb të brendshëm, shqiptarët po i frikësojnë serbët me qëllim që të tregojnë se po shkojnë drejt formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe se këtë duan ta bëjnë me çdo çmim, duke mos dashur të kuptojnë se serbët nuk e dëshirojnë këtë gjë”, transmeton Koha.net.