Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari kanë marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal të Veriut (AZHRV), me ç’rast ishin të pranishëm edhe Mrika Macula, kryeshefe ekzekutive e Agjencive për Zhvillim Rajonal të Kosovës (ARDA), drejtoresha ekzekutive e AZHRV-së, Rreze Duli si dhe Shkendiza Kllokoqi Doroci, menaxhere projektesh në AZHR Veri.
Kryeshefja ekzekutive nga ARDA, Mrika Macula, theksoi se ARDA është organizatë e cila në bashkëpunim me akterë të tjerë të rëndësishëm do të bashkëpunojë ngushtë me qëllim të realizimit të projekteve.
Me propozim të anëtareve të Bordit dhe me vota unanime, kryesues i Bordit të AZHRV u zgjodh z. Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skenderajt.
-
Ministria njofton për takimin e Reshitajt me Jasharin, e përmend edhe atë me Bahtirin
-
Lutfi Haziri zgjedhet kryesues i Bordit të AZhR-Lindje
-
Humbësit e zgjedhjeve
-
Kronika Zgjedhore/ Jashari premton një mijë vende pune për të rinjtë e Skenderajt
-
Kronika Zgjedhore/ Jashari zhvillon fushatë duke shkelur masat anti-COVID