Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria njofton për takimin e Reshitajt me Jasharin, e përmend edhe atë me Bahtirin

Ndonëse Albena Reshitaj, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka vizituar dy kryetarë komunash, atë të Skenderajt Bekim Jashari e atë të Mitrovicës Agim Bahtiri, njoftimi për media nga zyra e saj i ka dhënë hapësirën më të madhe takimit të parë.

Takimi me bashkëpartiakun e saj Bahtirin, ndonëse udhëheq një komunë më të madhe se sa ajo e Skenderajt, vetëm përmendet në njoftim. Madje për të nuk ka as foto.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj vizitoi kryetarin e ri të komunës se Skenderajt, Bekim Jashari. Pasi uroi për fillimin e mandatit si kryetar komune ministrja Reshitaj ofroi mbështetje dhe u shprehë e bindur që kryetari i ri si anëtar i familjes Jashari do të punojë drejtë dhe do të bëjë ndryshime pozitive në qytetin e Skenderajt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. “Nga ana tjetër kryetari Jashari falënderoi ministren për vizitën, përkrahjen e saj dhënë atij dhe projekteve në fushën e mjedisit dhe theksoi që Reshitaj është e para nga kabineti qeveritar që më vizitoi, më ofroi mbështetje dhe më uroi për detyrën e re në udhëheqje të Skenderajt”, thuhet më tej aty.

Pas vizitës në komunë, ministrja Reshitaj bëri homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari.

“Duke vlerësuar lartë veprën sublime të familjes Jashari Reshitaj u shprehë se flijimi për çështje kombëtare është niveli me i lartë i atdhedashurisë”, thuhet në njoftim.

Tek pas kësaj është një fjali për takimin e radhës të saj.

“Ministrja Reshitaj sot vizitoi edhe kryetarin e komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri me të cilin biseduan për projektet e kanalizimit, ujësjellësit, trajtimit të ujerave të zeza etj, që MMPH-ja do t'i realizojë në vitin 2018”, thuhet në njoftim.