Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka treguar se ka vendosur të mos marrë pjesë në procesin zgjedhor, pasi nuk është pranuar kërkesa e tij që të mos ndalen kamerat në vendvotime.
“Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot kam vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës sonë. Ndërkohë që liderët e partive politike gjatë votimit shoqërohen nga mediet dhe kjo nuk i pengon KQZ-së. Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse nga kamerat e vendosura në vendvotime nuk shihet hapësira brenda kabinës së votimit dhe kështu votimi është i fshehur. Kjo dëshmohet edhe nga fotografia e bashkëngjitur më poshtë, e derguar nga njëri nga drejtorët e shkollave të komunës sonë, dje gjatë përgatitjeve paraprake që janë bërë. Askush nuk duhet t’i frikësohet transparencës dhe masave konkrete në shërbim të zhvillimit të një procesi demokratik zgjedhor, përkundrazi vullneti i secilit qytetar është i shenjtë dhe nuk duhet lejuar që të deformohet”, ka shkruar Jashari në Facebook.
-
Në Skenderaj refuzohet kërkesa për kamera nëpër klasa gjatë votimit
-
Vendosja e kamerave gjatë zgjedhjeve në Kosovë – të mirat dhe mangësitë
-
Jashari jashtë politikës: S’mund të vazhdoj në këto rrethana sesi po zhvillohet politika te ne
-
PZAP merr vendim për ankesën e Bekim Jasharit, s’ka rinumërim të vendvotimeve
-
Jashari akuzon KQZ-në, PZAP-në dhe Supremen se heshtën para manipulimeve të votave në Skenderaj