Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta marrë në mbrojtje kryetarin e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jasharaj, për çështje sigurie.
“Greva, sulmet fizike, linçimet që po i bëhen, si përshembull Rrahman Jasharajt. Ankesat që fëmijët nuk po shkojnë në shkollë përgjegjësia është te Qeveria, jo te Rrahman Jasharaj. Edhe unë kam fëmijë, kam qef me i çu në shkollë. Kërkoj nga Policia ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharaj”, ka thënë ai.
Berisha thumboi kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk e kam problem me përkrah sindikatën, që në të kaluarën e ka bërë edhe kryeministri dhe Vetëvendosja, por qasja konfliktuoze me sindikatat, tendenca me përça aty brenda dhe mos zgjidh aty brenda është problem në vetvete”, shtoi ai.
Rrahman Jasharaj ka qenë njeriu më i përfolur i ditëve të fundit, pasi SBASHK-u është tash e pothuajse 20 ditë në grevë.
-
Jasharaj: Greva vazhdon, me linçimet që më u bënë s’po guxoj të dal në rrugë vetë
-
SBASHK-u paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, s’përjashtohet greva
-
SBASHK-u s’i përjashton protestat e grevat në shtator, e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu
-
Jasharaj: Qeveria Kurti s’deshi dialog, s’i përjashtojmë protestat e grevën
-
Jasharaj paralajmëron greva nëse kërkesat s'u përmbushen nga qeveria e re