Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bejtush Gashi kandidat për ministër të Brendshëm, ende s’ka vendosur

Bejtush Gashi ka konfirmuar për KosovaPress, se AKR e ka propozuar për ministër të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

“Po, jam i njoftuar nga subjekti i AKR-së ose presidenti i këtij subjekti Behgjet Pacolli për nominimin tim për ministër të Punëve të Brendshme”, ka thënë Gashi.

nuk ka dashur të deklarojë se a do ta pranojë këtë detyrë, për të cilën tha se do të njoftohen më vonë.

Ndryshe, pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, AKR-ja tashmë veç ka vendosur për emrin e ri që do ta sjellë në krye të MPB-së.

Bejtush Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Ai më parë ka mbajtur edhe një pozitë të rëndësishme në Qeveri, pasi që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër i FSK-së.