Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bëhet gati tenderi për rrugën e Arbërit

Brenda këtyre ditëve Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të hapë tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbërit, bënë të ditur për ATSH-në burime nga MIT.

Rruga e Arbërit do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 70 kilometra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në muajin prill qeveria përmes një vendimi i dha 10 pikë bonus kompanisë shqiptare “Gjoka Construcion”, e cila është vetofruar për të ndërtuar këtë rrugë. Sipas ofertës së kompanisë Gjoka, rruga do të kushtojë 33. 6 miliardë lekë dhe ndërtimi do të zgjasë 46 muaj.

Vepra do të financohet përmes një skemë të përbashkët mes kompanisë private dhe buxhetit të shtetit. Më saktësisht, kompania do të financojë rreth 190 milionë euro nga paratë e veta, ndërkohë që shteti do të paguajë 60 milionë euro të tjera nga buxheti, gjatë periudhës së ndërtimit.

Pasi të ketë përfunduar plotësisht ndërtimin, kompania do të paguhet me këste nga buxheti për një periudhë që mund të shkojë deri në 15 vjet, sipas programit 1 miliard euro të rindërtimit që është lancuar nga Qeveria.

Aktualisht Rruga e Arbrit ka përfunduar plotësisht në 20.1 kilometër, ndërkohë që 15 kilometra të tjerë janë ndërtuar pjesërisht. Kompania private ka propozuar një variant, sipas të cilit gjatësia totale e rrugës është 69 kilometër dhe përfshin një tunel. Veç kostove të ndërtimit, në ofertë kompania ka marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për një periudhë 10-vjeçare pas ndërtimit.

Ky projekt ka nisur që në vitin 2008. Rruga e Arbërit do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni me një gjatësi prej rreth 70 kilometra.

Rruga e Arbërit do t’i shërbejë jo vetëm zhvillimit ekonomik të vendit e rajoneve nga do të kalojë, por do t’i shërbejë edhe njohjes së mëtejshme të historisë së lashtë të vendit tonë. Rruga e Arbërit ka qenë rruga kryesore e vendit, krahas rrugës Egnatia që në lashtësi.