Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Begaj i kërkon Azerbajxhanit ta njohë Kosovën

Presidenti i Shqiperise, Bajram Begaj pret ne takim presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar nga Azerbajxhani që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Begaj ka pritur në takim presidentin Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Është vizita e parë e një presidenti të Azerbajxhanit në Shqipëri.

“Sa i përket rajonit tonë, i shpreha presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë. Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që të mbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si në Këshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Kosovës. Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-parlamentar. Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona”, tha Begaj.

Ndërkohë që Aliyev kërkoi nga Shqipëria që të mbështesë kërkesat e Azerbajxhanit për sanksione ndaj Armenisë për çfarë po ndodh në rajonin e Nagorni Karabakh.

Artikuj të ngjashëm