Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për dështimin e takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Begaj ka thënë se kishte ftuar bashkërisht tre liderët e partive opozitare në Kosovë që të ishin të pranishëm në takim.
“Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita, LDK-ja në përgjigjën e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre”, ka thënë Begaj në intervistë për televizionin publik. “Doja të bisedonim bashkë, si vëllai me vëllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja çdo takim dhe diskutim të bëhen në nivelin që i takon presidentit të Republikës”.
Begaj gjatë vizitës në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve të shtetit, e po ashtu edhe me liderët e opozitës, me përjashtim të Abdixhikut.
“Ardhja ime këtu dhe takimi me të gjithë funksionarët kryesorë të shtetit të Kosovës tregon që ne duhet të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë, në interes dhe në dobi të kombit tonë”, tha Begaj.
-
Edhe LDK-ja e refuzon ftesën e Haxhiut
-
Abdixhiku s’e takon Begajn në Kuvend, me të takohen Krasniqi e Haradinaj
-
Abdixhiku s’pranoi ta takojë presidentin e Shqipërisë në Kuvend
-
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Vendi po shkon në zgjedhje
-
Përfundon takimi, Kurti nuk deklarohet, Abdixhiku thotë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve