Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE: Zbatimi i marrëveshjeve i rëndësishëm për integrimin e Kosovës

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëherësh përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova dhe shefat e misionit të Bashkimit Evropian, u takuan sot me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar, nga të cilët kërkuan zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe MSA-në dhe ARE-në.

Të pranishëm në këtë takim ishin zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Kryeministri Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit prezantuan dhe nënvizuan prioritetet e agjendës evropiane dhe pritshmërinë e Qeverisë, ndërsa theksuan rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën.

Ambasadorja Apostolova dhe shefat e misioneve të BE-së e mirëpritën fokusimin e qeverisë në agjendën evropiane, duke veçuar posaçërisht nevojën e zbatimit të MSA-së, ARE-së dhe marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut. Pjesëmarrësit u shprehen të kënaqur me takimin dhe u dakorduan të vazhdojnë më këtë lloj të shkëmbimeve në baza të rregullta