Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja do nga Haradinaj “ngjalljen” e agjendës evropiane

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe disa nga ministrat e Qeverisë së tij janë përballur, të mërkurën, me një kërkesë strikte të përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ata kanë shtruar nevojën e “ngjalljes” së agjendës evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe shefat e misionit të BE-së, janë pritur në Qeveri nga kryeministri Haradinaj. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Takimi ka qenë i mbyllur. E mbështetur në një komunikatë shtypi të Qeverisë, kryeministri Haradinaj dhe anëtarët e kabinetit kanë prezantuar para përfaqësuesve evropianë prioritetet e agjendës evropiane dhe pritshmëritë e Qeverisë, si dhe kanë theksuar rëndësinë e rrugës evropiane për Kosovën. Aty theksohet vetëm edhe porosia e evropianëve dhe nuk jepen më shumë detaje.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)