Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për perspektivën europiane të Kosovës.
Para fillimit të takimit të dytë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Haradinaj i ka thënë Mogherinit se qeveria e tij ka përshpejtuar procesin e përmbushjes së agjendës së reformave europiane dhe kritereve të përcaktuara nga MSA-ja.
“Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj me Mogherinin diskutoi për demarkacionin dhe liberalizimin e vizave
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë
-
Haradinaj me akuza të hapura: Thaçi, Rama dhe Mogherini diskutuan për ndarjen
-
Thaçi e Mogherini diskutojnë për dialogun
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend