Arbëri

BE pret formimin shpejt të qeverisë në Kosovë

Bashkimi Evropian ka shfaqur sot pritjet se pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë shumë shpejt do të formohet qeveria, në mënyrë që puna e rëndësishme të përparojë pa shtyrje të mëtejme.

“Presim nga të gjithë politikanët që pas përfundimit të procesit zgjedhor të sigurojnë formimin e shpejtë të qeverisë, në mënyrë që puna e ndërlidhur për zhvillimin ekonomik, promovimin e sundimit të ligjit, dialogut me Beogradin me ndërmjetësimin e BE-së dhe liberalizimit të vizave, të përparojë pa shtyrje të mëtejme”, ka njoftuar zëdhënësja Maja Kocijançiç.