Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian do t’u ndihmojë Kosovës dhe Serbisë për çështjen e propozimit evropian, për të cilin dy shtetet u pajtuan të hënën, por që marrëveshje nuk u arrit. Diskutimet kanë mbetur të vazhdohen për planin e zbatimit.
Në një konferencë për media të martën, Stano ka thënë se palët janë dakorduar që më s’ka nevojë të negociohet për dokumentin e propozimit evropian.
“Ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin. Natyrisht, ne si BE do t'i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Stano në një konferencë të rregullt për media, raporton REL.
Të hënën, më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në Bruksel për të diskutuar propozimin e BE-së. Në fund të takimit, pro-planit është shprehur vetëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa Vuçiq – duke iu shmangur deklaratave për planin – ka thënë se është e mundur të arrihen disa kompromise dhe janë duke punuar për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Nikoqiri i takimit të liderëve, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë në fund të ditës se të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar në zbatimin e marrëveshjes. Zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano, ka përsëritur se diskutimet e mëtejshme për dokumentin evropian nuk janë më të nevojshme, dhe se tani po punohet për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.
-
Të enjten s’do të ketë takim në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit
-
BE-ja paraqet një draft “modern” për Asociacionin, fton në Bruksel Kurtin e Vuçiqin
-
BE-ja mohon se propozimi i Kurtit ishte i vetmi në tavolinë, zbardh propozimin e kompromisit
-
BE-ja mohon se propozimi i Kurtit ishte i vetmi në tavolinë
-
BE-ja pa konfirmim, burimet diplomatike përmendin mundësinë e takimeve të ndara me Borrellin