Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje që të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i Kosovës.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Angelina Eichhorst, ka porositur deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, tha Eichhorst në një reagim në Twitter.
Edhe një ditë më parë, shtetet që përbëjnë QUINT-in kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i bojkotojnë seancat dhe të gjejnë zgjidhje për të dalë nga bllokada.