Bashkimi Evropian, përmes zëdhënëses Maja Kocijançiq, u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të Kosovës të veprojnë me përgjegjësi dhe të formojnë Kuvendin, të zgjedhin kryetarin e tij dhe të krijojnë qeverinë sa më parë që të jetë e mundur.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qeveria e re duhet të punojë drejt reformave që lidhen me sundimin e ligjit, ekonominë, të sigurojë liberalizimin e vizave, të luajë rolin e saj në rajon dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Kocijançiq për gazetarët e Radio Evropa e Lirë në Bruksel.
“Të gjitha këto janë kërkesa thelbësore për Kosovën për të përparuar në agjendën e saj evropiane”, shtoi Kocijançiq.
Kosova nuk ka arritur ende të krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
-
Shefi i BE-së në Kosovë: Ju lutem, formojini institucionet e reja
-
BE-ja u bën thirrje partive ta respektojnë vendimin e Kushtetueses
-
BE: Është në interes të Kosovës t'i formojë sa më shpejt institucionet
-
BE: Është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt Qeverinë e re
-
BE: Do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor, institucionet e reja do të zgjidhen shpejt