Në Kosovë vazhdon të jetë sfidë ruajtja e votës së lirë.
Kështu u tha në një konferencë të organizuar nga Zyra e BE-së për fshehtësinë e votës dhe përpunimin e të dhënave, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFelix Rafje nga zyra e BE-së ka thënë se nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve por edhe zbatimi i tyre .
Në bazë të një hulumtimi të bërë institucionet i kanë kushtuar rëndësi legjislacionit për procesin e zgjedhjeve por që ka mangësi në lidhje me përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale.
Deputetja, Valdete Bajrami nga Komisioni për Legjislacion ka thënë se në Kosovë nuk zbatohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Shembulli më i mirë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, ku pati parregullsi dhe askush nuk ndërmori asgjë” ka thënë Bajrami.