Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijanciç, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është i interesuar për një proces gjithpërfshirës në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
"Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës si pjesë integruese e agjendës së Ballkanit Perëndimor. Bashkimi Evropian ka bërë gjithmonë thirrje për një proces gjithpërfshirës që çon drejt harmonizimit të legjislacionit në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke llogaritur interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë si dhe partnerëve relevantë, etnive, organizatave", tha Kocijanciç në një përgjigje me shkrim.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmes këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshi edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.
Aleanca e NATO-s ka dhënë shenja se ka hequr dorë nga kërkesa këmbëngulëse që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë të domosdoshme ndryshimet kushtetuese.
-
BE-ja pro ushtrisë së Kosovës, por vetëm sipas Kushtetutës
-
Kocijançiq: BE-ja ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në
-
BE-ja thotë se Kosova s’e ka mbështetjen e aleatëve për formimin e Ushtrisë
-
BE: Sundimi i ligjit të sigurohet në gjithë territorin e Kosovës
-
Kocijançiq: Marrëveshje gjithëpërfshirëse është urgjente dhe thelbësore