Arbëri

BE-ja pret takim të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë këtë javë

Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve, pas dështimit të javës së shkuar për arritjen e një pajtimi rreth çështjes së targave.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, u ka bërë thirrje palëve për takim gjatë ditëve në vijim.

E një burim i KOHËS në BE ka theksuar se takim midis kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pritet që të ndodhë brenda kësaj jave. Burimi ka vlerësuar se për çështjen e energjisë dhe për atë të të pagjeturve, arritja e marrëveshjes është shumë afër, ndërkaq përkitazi me atë për targat, ka thënë se deri në një marrëveshje finale do të vlejë ajo e deritanishmja