Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ftuar për takim kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe atë serb, Petar Petkoviq, në një takim që pritet të mbahen javën e ardhshme.
Në një përgjigje për KOHËN, BE-ja tha se takimi do të zhvillohet për të diskutuar mbi planin e zbatimit të Marrëveshjes dhe të Aneksit, për rrugën drejt normalizimit të raporteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBE-ja tha se takimi shpreson të bëhet që palët “të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes, e ai të fillojë pa vonesë”.
Ndërsa, Lajçaku i ka renditur të martën pikat, me të cilat sipas tij, pajtohet pala kosovare për shtensionim të situatës.