Kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor janë takuar të mërkurën mbrëma në një darkë pune në Bruksel, pikërisht në kohën kur në afërsi për vizitë qëndronte presidenti amerikan, Donald Trump, në vizitën e tij të parë në këtë qytet, shkruan sot Koha Ditore.
Liderët e këtyre vendeve ishin mbledhur me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini. Para kësaj darke, ajo takoi ndaras kryeministrat në takime bilaterale. Pas këtij takimi kryeministri në largim e sipër i Kosovës, Isa Mustafa, u shpreh se për qytetarët e Kosovës nuk ka rrugë tjetër pos vazhdimit të proceseve integruese me BE-në.
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel, Kosovën e përfaqëson Gërvalla
-
Mogherini mblodhi në Bruksel liderët e rajonit, diskutuan për zhvillimet në Ballkan
-
Mogherini pret sonte në darkë pune udhëheqësit e Ballkanit
-
Federica Mogherini mbledh nesër në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Mogherini mbledh sot në Bruksel udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor