Çdo ditë që e humbim për adresimin e nevojave të arsimit është një krim që ju bëhet brezave të rinj por BE-ja nuk do ta lejojë këtë. Ky është mesazhi që e dha shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova në përfundimin e fushatës vetëdijësuese për arsim cilësor të mbështetur nga zyra e BE-së.
Në Qendrën Burimore “Përparimi” që mësojnë nxënës me nevoja të veçanta, Apostolova tha se përkrahja e BE-së për arsimin do jetë prioriteti kryesor.
“I dimë rrethanat historike që ka kaluar arsimi ku për një periudhë mësimi në gjuhën shqipe ka qenë i ndaluar. Kemi bashkëpunim me MASHT dhe akterët e tjerë të përfshirë në këtë sektor”, ka thënë ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Apostolova: BE-ja nuk do që të lejojë krimin në arsim që ju bëhet brezave të rinj
-
Apostolova e sheh me shumë interes angazhimin e rinisë kundër korrupsionit
-
BE përkrahë Kosovën në ngritjen e cilësisë së arsimit
-
BE-ja kërkon nga politikanët në Kosovë ta kenë prioritet pandeminë
-
Apostolova: Luftimi i korrupsionit dhe krimit - kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave