“Çdo ditë që humbet për adresimin e nevojave të arsimit, është një krim që ju bëhet brezave të rinj, por BE-ja nuk do ta lejojë këtë”.
Këtë mesazh e ka dhënë shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në përfundimin e fushatës vetëdijësuese për arsim cilësor e mbështetur nga BE-ja, gjatë vizitës në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”, ku mësojnë nxënësit me nevoja të veçanta, raporton KTV.
“I dimë rrethanat historike që ka kaluar arsimi, ku për një periudhë mësimi në gjuhën shqipe ka qenë i ndaluar. Kjo popullatë e re duhet të aftësohet me nevojat e tregut që të jenë në nivel të moshatarëve të tyre në vende të ndryshme. Prandaj, edhe BE-ja e ka përcaktuar arsimin si prioritetin nr. 1 në Kosovë”.
Muajin e kaluar, Apostolova në një konferencë të përbashkët me ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka premtuar edhe 35 milionë euro financim për këtë sektor, por njëkohësisht ka kërkuar siguri se këto mjete do të shfrytëzohen në mënyrë efikase e transparente.
Atë kohë, e para e BE-së në Kosovë kishte dhënë kritika për numrin e madh të zv.ministrave.
-
BE-ja e ka prioritet arsimin në Kosovë
-
Apostolova: Luftimi i korrupsionit dhe krimit - kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave
-
Apostolova nxënësve: Korrupsioni e keqja më e madhe që i ndodh një shteti
-
Apostolova e sheh me shumë interes angazhimin e rinisë kundër korrupsionit
-
BE përkrahë Kosovën në ngritjen e cilësisë së arsimit