Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar vendimin për të hequr Kosovën nga lista e vendeve të sigurta sa i përket mundësisë së udhëtimit të qytetarëve të saj në vendet e BE-së.
Kosova në listën e vendeve të sigurta ishte vendosur në prag të pushimeve të verës atëherë kur numri i të infektuarve ishte i vogël.
Por rritja e numrit të rasteve të infektuarve dhe të vdekurve dhe për faktin se dominon varianti Delta, e ka bërë BE-në ta largojë Kosovën nga kjo listë.
Nga lista e vendeve të sigurta janë hequr edhe Maqedonia, Mali i Zi, Libani, Izraeli dhe SHBA-ja.
Sipas njoftimit nga BE-ja këto vende të cilat janë hequr nga kjo listë nuk mund të udhëtojnë në shtetet e BE-së pa pasur ndonjë nevojë e cila nuk mund të shtyhet.
Përjashtim vendet anëtarë mund të bëjnë për personat që janë të vaksinuara me të dyja dozat.
-
BE-ja do t’i ulë rastet e azilit nga 7 vendet e konsideruara të sigurta, përfshirë Kosovën
-
BE-ja përfshin Kosovën në listën e vendeve të sigurta për azil
-
Lehtësohet mundësia për suspendimin e liberalizimit të vizave në BE
- Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-së
-
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi