Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha fushat, të cilat janë me interes për zhvillimin e BQK-së dhe projekte që kanë për qëllim zhvillimin e sektorit financiar.
Kështu ka thënë drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, gjatë një takimi që kishte sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza.
Guvernatori Hamza ka njoftuar Van Gelder për funksionalizimin e Qendrës për Vazhdimësi të Punës, zhvillimet aktuale në ekonominë e Kosovës dhe rolin e sistemit financiar.
Të dyja delegacionet e kanë çmuar lart bashkëpunimin e ndërsjellë dhe janë zotuar se kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tej.
Në anën tjetër delegacioni i Bankës Botërore ka vlerësuar BQK-në për të gjitha të arriturat në projektet që cilat janë përkrahur nga asistenca teknike e Bankës Botërore.
Guvernatori Hamza dhe Val Gelder u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e projekteve në sistemin financiar.
-
Kosova pret mbështetje nga Banka Botërore
-
Kosova do t`i trajtojë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore
-
Osmani: Do t`i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore
-
BB-ja zotohet për mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së
-
Banka Botërore vazhdon përkrahjen për Kosovën