Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit, kryeministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen financiare dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdoj ky bashkëpunim, me fokus të veçantë për mjedisin.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova do t`i trajtojë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore
-
Osmani: Do t`i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore
-
BB-ja zotohet për mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së
-
Kosova e përkushtuar të vazhdojë partneritetin me BERZH-in në projektet më të rëndësishme të vendit
-
Banka Botërore e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në fushën e energjisë