Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj: Puna s’u ndal, përkundër rasteve të shumta me COVID-19

Ndonëse Ferizaj është komuna më e prekur nga koronavirusi në Kosovë me gjithsej 134 raste të infektuara dhe 2 të vdekur , ekzekutivi nuk i ka pezulluar asnjëherë punimet në projekte kapitale.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu, ka thënë se me kalimin e kohës janë lejuar disa projekte kapitale t’i vazhdojnë punimet në terren, duke i respektuar rekomandimet dhe masat mbrojtëse të IKSHPK-së. Sipas tij, të gjitha këto kontrata janë të lidhura para situatës së pandemisë, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër, punimet nuk janë pezulluar asnjëherë edhe në projektin më të madh mbi katër milionësh të njohur si “Bashkimi i Qytetit”.

Sipas kryetarit Aliu, gjatë periudhës së pandemisë, Komuna ka monitoruar të gjitha punimet në terren, andaj të gjithë punëtorët kanë respektuar masat mbrojtëse me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.