Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.
Dukshëm larg nga komunat tjera, kryeqyteti numëron 4587 raste aktive me koronavirus.
Pas Prishtinës, Ferizaj renditet me 1806 raste aktive me koronavirus, Prizreni me 1755, Gjilani me 1695, Peja me 1693 dhe komuna tjera me më pak raste.
Në nivel vendi aktualisht janë 23.845 raste aktive.
Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 persona, janë regjistruar 2541 raste me koronavirus duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 134.818.