Drejtoria e Administratës Komunale të Prishtinës në bashkëpunim me OSBE-në mbajti trajnim me kryetarët e bashkësive lokale për përdorimin e “Platformës digjitale për pjesëmarrje publike”. Ata u njoftuan fillimisht për rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj platforme, si dhe u inkurajuan që përmes saj t’i paraqesin kërkesat, propozimet, idetë, plan-projektet dhe rekomandimet e tyre për nga bashkësitë lokale që përfaqësojnë.
Kjo platformë rritë transparencën ndaj qytetarëve dhe u mundëson atyre të përcjellin kërkesat dhe statusin e tyre deri në përmbyllje. Ky proces po ashtu lehtëson një komunikim më të drejtpërdrejtë në mes të qytetarëve dhe qeverisë komunale. Pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes përforcon demokracinë dhe i bënë qytetarët “bashkë-autorë” të politikave të ndryshme lokale.
Kryetarët e bashkësive lokale të Prishtinës u shprehën të kënaqur me një platformë të tillë, dhe me trajnimin e ndjekur, ku u njoftuan edhe me standardet minimale për pjesëmarrje publike.
-
GLPS: Reforma dhe digjitalizimi për shërbime publike më efikase
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
“Mbeturinat.com”, platforma për largimin e mbeturinave inerte e vëllimore
-
Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas
-
Krasniqi flet për takimin me kryetarët serbë: Qeveria e gatshme për mbështetje