Nga sot e deri të premten, bashkatdhetarët do të kenë mundësi të vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të aktivitetit “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.
Dhe, sot në ditën e parë të këtij aktiviteti, disa bashkatdhetarë kanë pasur rastin të shohin jo vetëm sallën si është e rregulluar, por edhe përplasjet e deputetëve në seancë.
Deputetët janë përplasur në lidhje me një marrëveshje me Qeverinë e Luksemburgut, e cila ka vlerën e 6.2 milionë euro.
Koha kur bashkatdhetarët mund të vizitojnë Kuvendin është 10:00 – 16:00.