Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Në kohë fushate në Shqipëri, Basha ka qëndruar në SHBA dhe tani në Facebook ka postuar një fotografi të përbashkët me Trumpin për të cilin thotë se ka pasur një takim të jashtëzakonshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar ai.
Basha qëndroi në SHBA për Javën e Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.
“Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka përmbyllur ai përshkrimin e fotografisë.