Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka reaguar pas publikimit të lajmit se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, gjatë kohës kur ai ishte në krye të kësaj partie.
Në një postim që ka bërë në Twitter, Basha thotë se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.
Basha theksoi se kur pretendime të tilla asokohe qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.
“Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE”, shkruan ndër të tjera Basha.
-
Berisha: Basha më tha se financimet ruse ishin fonde nga diaspora, i besova
-
SHBA: Rusia financoi PD-në me 500 mijë dollarë më 2017
-
PD-ja kërkon që 50 milionë euro t’i dërgohen si “ndihmë ushtarake” Kosovës
-
Rusia shpenzoi 300 milionë dollarë për ndikim te politikanët nëpër botë
-
Basha jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së