Pas mbërritjes në ambientet jashtë selisë së KQZ, ish-deputetët e opozitës, por edhe kandidatët në listën vijuese, kanë dorëzuar në sekretari refuzimet e mandateve të deputetëve.
Për media Basha u bëri thirrje edhe një herë shqiptarëve që, sikundër u mblodhën në protestën madhështore të 16 shkurtit, të mblidhen sipas kryedemokratit në aktin e fundit, duke paralajmëruar protestë të madhe më 16 mars.
“I bëj thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në një hap tjetër të hapjes së portave të Evropës, në 16 mars, në protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të sektit kriminal të Rilindjes, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar zgjedhjet dhe madje për të çliruar edhe vetë PS”.
Lulzim Basha, në fjalën e tij para protestuesve të Partisë Demokratike, deklaroi se: “Sot e kemi çuar një herë e mirë në shtëpi Parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetëm përmes të cilit do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari. Zgjidhja e vetme politike është largimi i një orë e më parë i kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje e cila do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës dhe besimit që shqiptarët kanë njohur këto dekada. Regjimi i Edi Ramës ka marrë fund”. /abcnews.
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Tensione në protestën në Shqipëri para seancës së Kuvendit, lëndohen dy policë
-
40 ditë protesta në Shqipëri
-
Disa policë të lënduar e 18 protestues të arrestuar në Tiranë
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama