Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Berlin ku ka zhvilluar një takim me komisionarin e BE-së për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther Oettinger.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i PD-së thotë se në Berlin ka pasur një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Mes tjerash, Basha premton angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim dhe mirëqenie.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Sot në Berlin pata një bashkëbisedim të frytshëm për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetareve tanë, me komisionarin e BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER.
Angazhim dhe përkushtim maksimal për punësim, mirëqenie, zhvillim ekonomik për qytetarët për #ShqipërinëSiEuropa.
-
Basha: Pavarësisht krizës, do të bëjmë gjithçka për rrugën evropiane të Shqipërisë
-
Rama pret liderët e BE-së e të rajonit në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit
-
Ndërsa në Tiranë sot ka seancë parlamentare e protestë, Basha ndodhet në Gjermani
-
Hahn sot në Tiranë për çeljen e negociatave, shmang Bashën
-
Rama në Bruksel, pritet ndaras nga presidentët e Këshillit dhe Komisionit Evropian