Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha do largimin e Ramës: Vendimi i popullit, një qeveri antimafia

[14:30] - Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh në protestën e opozitës së bashkuar se shqiptarët kanë një qëllim, refuzimin e qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.

“Në emër të opozitës dhe tuaj, kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverinë e tij të paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia, që do të luftojë krimin dhe do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste”, tha Basha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kreu i Partisë demokratike, më tej tha se sot po vendoset një raport i ri dhe i vërtetë i opozitës me qytetarët.

“Një raport i ri dhe i vërtetë mes forcave politike, por mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur, të blerë e të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që iu mohua liria të zgjedhë me votë, sepse narkoqeveria e Edi Ramës ndërseu bandat dhe paratë e drogës. Shpallim së bashku vendimin popullor për Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet. Një vit më parë qindra mijëra qytetarë u mblodhën në shesh për të ndalur të keqen. Sot ne që jemi këtu, shumë më shumë se në 18 shkurt, por edhe ata që qëndruan larg, e shohin qartë se e keqja është e vërtetë, e keqja nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua, po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj, dhe ja ku jemi bashkuar sot, në këtë plebishit madhështor. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim, për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Rama ik! Për të shpallur solemnisht se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërbejnë interesave plaçkitëse të një grupi njerëzish për t’u pasuruar, duke grabitur shqiptarët dhe duke shndërruar Shqipërinë tonë të dashur në çerdhe të krimit dhe drogës”, tha Basha.

Kryemadhi: Rama është vetëm, të protestojmë në të gjithë Shqipërinë

“Për herë të parë jeta politike shqiptare në këto 27 vjet ka një politikan që është vetëm, vetëm e vetëm i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën as dhe një minutë. Unë sot jam këtu si ju, si një nënë, si një grua, vajzë shqiptare që e do vendin e saj. Kryeministri ynë i drogës iu vuri sahatët e tyre. Ky kryeminsitër që i vuri sahate puseve të naftës që vodhi gjakun e shqiptarëve, naftëtarëve, të gjithë atyre djemve shqiptarë, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që e donte tepsinë me vete e ka dhe ta hajë me makaronat e itj dhe çdo gjë tjetër. Ky njeri që urren vendin e tij, familjen e tij, i cili nuk do flamuriun tonë, po tallet me të, ky njeri duhet të iki një orë e më përpara. Sot dua t’u them me dorë në zemër, më shumë se kurrë kjo protestë ka një rëndësi të veçantë, ka një rëndësi sepse për të gjithë ata skeptikë që nuk besojnë tek opozita, të cilët nuk kanë shpresë te Shqipëria sot kjo protestë i dcha zemër, të gjithë atyre njerëzve, burrave dhe grave të cilët kanë bërë gati plaçkat për tu larguar. sot kjo protestë u jep zemër të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që e ardhmja e tyre është në Shqipëri, prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi këtu të gjithë bashkë”, tha Kryetarja e LSI-së

Spaho: Protestojmë për ekonominë që po varfërohet

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka çelu fjalimet e protesës, ku tha se protestohet për ekonominë që po varfërohet.

“Prania juaj e jashtëzakonshme në shesh tregon se ju ka sosur durimi me qeverinë e Edi Ramës dhe kërkoni ndryshim. Ne protestojmë sepse ekonomia po varfërohet, ndërsa Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Vilma Nushi po pasurohen. Ne jemi këtu për të shprehur revoltën e mijëra bizneseve të vogla, sepse Edi Rama kërkon të pasurojë kompaninë e vëllait të tij me futjen e bizneseve në skemën e TVSH”, tha Spaho.

Mediu: Simbol i Rilindjes është varfëria

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha në fjalën e tij në protestë se Europën e duam në Shqipërinë e njerëzve të lirë.

“Jemi këtu t’i kthejmë përgjigje dhe atyre që na thonë nuk duhet të protestoni. Europën e duam në Shqipëri, të njerëzve të lirë, të një Europë që garantojnë një zhvillim ekonomik. Së bashku luftuam për vite me radhë, e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, hapëm rrugën evropaine, ndërtuam ekonomi të qëndrueshme, kurse sot kemi mbyllur çdo rrugë të së ardhmes tonë”, tha ai.

Ndoka: Rama pasardhës i Hamzait, jo i Skënderbeut

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha se Rama e shpalli 2018 vitin e Skënderbeut, por po sillet si pasardhës i Hamza Kastriotit. Ai tha se Rama krijoi qeveri me shokët e lagjes dhe shokët e sportit.

“Rama na shpalli 2018 si vitin e Skëndërbeut duhet ta dijë se vetëm dy njerëz kanë bërë libra kundër heroit tonë kombëtar: një është miku i Ramës dhe tjetri është Kryeministri. Ai po sillet si pasardhës i Hamza Kastriotit”, tha Ndoka.

Dule: Protestojmë me nder dhe dinjitet human

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha në fjalën e tij se po protestohet me nder e dinjitet human.

“Dinjitet dhe nder, është nderi human, dinjiteti qytetar që kanë sjellë sot mbarë shqiptarët për të demonstruar se fati që u rezervon kjo qeveri, nuk është fati që meritojnë ata. Nderi dhe dinjiteti nuk mund të shkojnë asnjëherë dorë për dore me një pushtet të vjedhur”, tha ai.

Duka: Të luftojmë për politikë të vlerave

Kreu i PAA-së, Agron Duka tha se detyra jonë tashmë është të luftojmë për politikë të vlerave të bazuar mbi fjalën e dhënë dhe premtimin e mbajtur.

“Zëri ynë do jetë në mbështetjen tuaj dhe kauzës tuaj të madhe. Ne ngulim këmbë se nuk mund të ketë zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë pa subvencione direkte. Duhet të kthejmë Shqiëprinë në një vend ku fëmijët tanë nuk kanë dëshirë të ikin por të qëndrojnë. Na takon ne që jemi këtu t’i përkushtohemi detyrës së madhe që na pret përpara, të luftojmë për politike të vlerave të bazuar mbi fjalën e dhënë dhe premtimete mbajtura dhe jo të mashtrimit, vulgaritetit dhe denigrimit të kundërshtarit politik”, tha Duka.


Image

Nis protesta e opozitës së bashkuar

[12:38] - Pas daljes së dy liderëve të opozitës nga selitë përkatëse të partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka nisur protesta e opozitës së bashkuara para kryeministrisë.

Pranë tyre ka mbërritur dhe ish kryeministri Sali Berisha. “De Facto, moralisht, qeveria ka rënë, ri në këmbë si skelet i një humbësire për t’u hedhur në Lanë më vonë”, tha Berisha, transmeton tch.

Menjëherë pas himnit kombëtar nisën dhe fjalimet sipas programit të parashikuar. Teksa dy liderët Basha dhe Kryemadhi do të flasin në fund.

Mediu: Simbol i Rilindjes është varfëria

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha në fjalën e tij në protestë se Europën e duam në Shqipërinë e njerëzve të lirë.

“Jemi këtu t’i kthejmë përgjigje dhe atyre që na thonë nuk duhet të protestoni. Europën e duam në Shqipëri, të njerëzve të lirë, të një Europë që garantojn një zhvillim ekonommik. Së bashku luftuam për vite me radhë, e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, hapëm rrugën evropaine, ndërtuam ekonomi të qëndrueshme, kurse sot kemi mbyllur çdo rrugë të së ardhmes tonë”, tha ai.


Image

Të rinjtë e PD-së në protestë me kurorë të “Mbretërisë së Krimit dhe Drogës”

[11:30] - Teksa njerëzit kanë nisur të grumbullohen për protestën e mesditës në Tiranë, disa të rinj të PD-së kanë përdorur një instalacion si kurorë mbretërore.

Kurora është me diametër 2 metra, dhe në krye të saj është portreti i kryeministri Rama. Sipas të rinjve demokratë, kurora është simbol i asaj që Edi Rama ndërtoi në këto 5 vjet në Shqipëri, Mbretërinë e Krimit dhe të Drogës.

Në kurorë janë vendosur portretet e Saimir Tahirit, Moisi Habilajt, Emiljano Shullazit, Lul Berishës, Kelment Balilit. Në krye të saj një gjethe hashashi.

“Për të mbrojtur këta dhe nëpërmjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtësisë nën kontroll. Disa prej tyre kane dalë nga burgu, të tjerë nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe për pjesën tjetër po dështohen hetimet”,thonë të rinjtë e PD-së.


Rreth 1500 policë të angazhuar për protestën e sotme në Tiranë

09:43 - Opozita nis mesditën e sotme protestën e paralajmëruar më herët, kundër qeverisë Rama dhe kapjes së saj nga krimi. Policia thotë se ora 16:00 është njoftuar si afati final i saj, ndërsa në gatishmëri do të jenë rreth 1500 forca.

Një dron i fuqishëm do të vëzhgojë nga ajri dhe ekspertët e vendeve partnere nga Ministria e Brendshme. Burimet thanë për Top Channel se në rrugë operative policia ka informacione për mundësi incidentesh. Kjo nuk reflektohet në njoftimin zyrtar, por aty bëhet thirrje për mbështetje ndaj policisë dhe për distancim nga individët me prirje të dhunshme.

Si zakonisht, ambasada e SHBA-së bëri thirrje që shtetasit amerikanë të kenë kujdes e të shmangin vendin ku do protestohet. Por organizatorët premtojnë protestë paqësore.

“Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë! Do të jetë një protestë madhështore popullore”, tha Basha.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë telefonat me vete, të filmojnë çdo provokator, të jenë të kujdesshëm, por edhe ne vetë do të marrim masa për të mos qenë pre e provokimeve”, deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Basha dhe Kryemadhi i paraprinë protestës me tur mobilizues në bazë. Partia Demokratike thirrjen e shtriu dhe në rrjetet sociale me disa spote, ku ilustron akuzat për varfëri, pabarazi, korrupsion, krim në politikë dhe kapje të drejtësisë; të gjitha këto për të motivuar kërkesën finale të opozitës për një qeveri antimafia, ndaj në podiumin para Kryeministrisë nuk do të ngjiten vetëm kryetarët e partive, por edhe qytetarët.


Protestuesit nisen drejt Tiranës me targa simbolike të “narko-shtetit”

Protestuesit nga qytete të ndryshme janë nisur për në Tiranë, derisa automjetet mbajnë targën simbol të narkotrafikut shtetëror AA 003 GB.

Targa e veturës Audi e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, AA 003 GB është më e famshmja ndër bandat e krimit të organizuar.

Vetura me këtë targë ishte pronë e Saimir Tahirit dhe, njëkohësisht, përdorej nga banda e Habiljave për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabist që më nëntor 2013, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, deri në tetor 2017, kur Antimafia italiane arrestoi bandën më 2017.

Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia, përcjell Top Channel.

Nga përgjimet e Habiljave faktohet se Saimir Tahiri fitonte 5 milionë euro në muaj dhe rreth 20 milionë i përdori në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit për të blerë pushtetin e Edi Ramës.

Përdorimi i veturës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015.

Image