Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Barna pa banderolë në QKMF të Ferizajt

Inspektorati farmaceutik i Kosovës gjatë një inspektimi specifik në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka hasur në një sasi të barnave pa banderola dhe të tjera me banderola të Serbisë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se këto produkte kanë hyrë brenda QKMF-së në mënyrë jo të rregullt dhe pa listë përcjellëse apo faturë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje tashmë po merren edhe njësia për Krime të Rënda Ekonomike, ndërkohë të gjitha produktet janë konfiskuar nga inspektorati... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.