Ka 5 vjet që nëpër lumenjtë e vendit po ndërtohen hidrocentrale për prodhimin e energjisë së ripërtërishme.
Ndonëse janë të ditura qëllimet e tyre, banorët që jetojnë afër lumenjve assesi nuk po binden dhe po e kundërshtojnë një gjë të tillë.
Ata thonë se ky ujë është i vetmi burim që kanë për të ujitur të mbjellat e tyre.
Hidrocentralet në lumin Lepenc në Komunën e Kaçanikut po u prishin punë edhe atyre që dëshirojnë të zhvillojnë biznes.
Nga organizata për mbrojtjen e mjedisit që vepron në këtë qytet, thonë se Kosova njihet si vendi me më së paku resurse ujore në rajon, andaj ndërtimi i hidrocentraleve sjell dëme në shumë fusha.
Banorët me protesta, hidrocentralet i kanë kundërshtuar edhe në Shtërpcë, Deçan, Dragash e Prizren. Këtyre banorëve u japin të drejtë edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
-
Rritet protesta kundër hidrocentraleve, peticioni ka ngritur vetëdijen për mbrojtjen e lumenjve
-
Bashkë kundër hidrocentraleve
-
3 protesta për një muaj kundër hidrocentraleve në lumin Lepenc – ende pa zgjidhje
-
Shqiptarë e serbë në protestë të re kundër hidrocentralit që dëmton Lepencin
-
Sërish protestojnë shqiptarë e serbë në Shtërpcë kundër ndërtimit të hidrocentralit