Qëndrimin e tyre kundër mini-hidrocentraleve në lumin Lepenc dhe Nerodime, banorët e Kaçanikut, përveç protestave, kanë vendosur ta shprehin edhe përmes peticionit.
Ata thonë që futja e lumenjve në gypa ka pasur ndikim të keq në mjedisin e tyre dhe janë kundër që degradimi i mjedisit të vazhdojë, raporton KTV.
Brenda pesë ditësh janë mbledhur mbi 2 mijë nënshkrime vetëm në këtë komunë.
Nga organizata “Gjethi” thonë se humbjet janë më të mëdha sesa përfitimi ekonomik nga mini-hidrcoentralet në këtë komunë.
E peticioni thonë të ketë ndikuar në vetëdijesimin e qytetarëve në mbrojtjen e mjedisit.
Edhe
Qytetarët, skeptikë se do të bëhet diçka edhe pas peticionit kundër hidrocentraleve
Përveç në Kaçanik, peticioni i iniciuar nga KFOS-i, në bashkëpunim me organizata tjera të shoqërisë civile, mund të nënshkruhet edhe në tetë komuna tjera, përfshirë Mitrovicën e Veriut.
Nisma do të zgjasë dy javë dhe nënshkrimet e mbledhura do të dorëzohen në Kuvend dhe në Qeveri.