Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët në Obiliq ankohen se KEDS-i nuk po ua merr parasysh kërkesat

Raportime të shpeshta ka pasur për probleme me energji elektrike shkaku i shtyllave të vjetra, që në shumë raste kanë rrezikuar jetën e banorëve të disa qyteteve e fshatrave në vend, raporton KTV-ja.

Me një problem të tillë po përballen edhe banorët e rrugës “11 Qershori”, në qytetin e Obiliqit.

Sipas Nebih Preniqit nga kjo lagje, ekipet e KEDS-it këtu hapën vetëm disa gropa vitin e shkuar, dedikuar vendosjes së shtyllave nga betoni të cilat kompania nuk i vendosi asnjëherë.

Preniqi tha se përkundër ankesave, kërkesat e banorëve nuk u morën parasysh asnjëherë, ndërsa shtoi se më të rrezikuarit nga kjo gjendje e krijuar mbesin fëmijët.

Me gjendjen aktuale në këtë lagje nuk pajtohet as Adem Shala, i cili thotë se kjo pjesë ka nevojë urgjente për intervenim.

Për problemin e banorëve të kësaj lagjeje televizioni ka pyetur zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje.