Për rreth 2 muaj kompania “Vardar Geoscience Kosovo”, ka bërë kërkime të mineraleve në një pjesë të fshatit Vllahi në Komunën e Mitrovicës.
Përfaqësues të saj, ndonëse kishin premtuar që do t’i kompensonin dëmet, një gjë të tillë, sipas banorëve, nuk e kanë bërë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPronat e disa banorëve janë shfrytëzuar si rrugë, e disa të tjera për kërkime.
Megjithatë, Ismet Krasniqi, njëri nga pronarët e kompanisë, i ka mohuar akuzat e këtyre banorëve, duke thënë që para se të fillojnë punën në terren, kanë marrë pëlqim nga banorët e fshatit dhe se janë në negociata me ta për kompensimin e dëmeve.
Ai ka shtuar se nuk ka pasur ankesa nga asnjë banor aty, pos Qazim Hasanit, i cili nuk banon aty.
Sipas Krasniqit, ky ka kërkuar 70 mijë euro dëmshpërblim për rrugën që e kanë shfrytëzuar, andaj rasti është në polici.
Vetë Hasani nuk ka dashur të komentojë për rastin.