Jusuf Bërbatovci, përfaqësues i lagjes së tij, mori mundin të shkojë në Prishtinë për të marrë pjesë në dëgjimin publik, ku u fol për shpronësimin e lagjes, por nuk u lejua të jetë pjesëmarrës.
Sipas Bërbatovcit, organizatorët nuk e lejuan atë dhe disa banorë të tjerë të marrin pjesë në dëgjim.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se meqë shumica e banorëve nuk ishin të evidentuar në Vendimin e Qeverisë dhe kërkonin kategorikisht që të marrin pjesë në formë proteste me pankarta në dëgjim publik, u vendos që në sallë të lejohen vetëm pronarët, zotëruesit apo trashëguesit e pronave.
Por, Drilon Mjeku, thotë se është ndier i ofenduar nga shteti me ofertën për shpronësim.
Mjeku është vendosur në fshat 4 vjet më parë, pikërisht në kohën kur u vendos të shpronësohej zona, por tash i duken pak 19 mijë e 500 euro kompensim.
Edhe Ardian Mjeku kërkon më shumë nga shteti për pronën. Thotë se duan që së paku të kompensohen aq sa ata të fshatit Hade.
Edhe
KEK-u u reagon banorëve të Shipitullës: Shpronësimi i tokave bëhet bazuar në Planin Kryesor Xehetar
Banorët e Shipitullës ankohen për dëmin që po u shkakton KEK-u gjatë punimeve.
KEK-u ditë më parë akuzoi Ministrinë e Mjedisit se nuk e kreu me kohë shpronësimin, derisa qytetarë të ndryshëm u ngutën të ndërtonin në mënyrë që t’ia rrisin vlerën pronës.
Vonesa e shpronësimit prej gati 4 vjetësh, i ngriti koston e kësaj prone miliona euro pikërisht për shkak të ndërtimeve të bëra.
-
Nis së zbatuari marrëveshja e banorëve të Hades e Shipitullës me KEK-un
-
Banorët e Shipitullës kërkojnë që shteti t’ua blejë edhe shtëpitë me oborre
-
Banorët e Shipitullës, mes pluhurit dhe zhurmës së ekskavatorëve
-
Ende nuk dihet kostoja për shpronësimin e 120 hektarëve të tjerë për zgjerimin e mihjes së KEK-ut