Të pakënaqur me mosrealizimin e projektit për rrjetin e ujësjellësit, banorët e fshatit Orllan të martën mësynë Ministrinë e Mjedisit, e cila është financuese e këtij projekti, raporton KTV.
Banorët e kësaj ane asnjëherë nuk kanë qenë të përfshirë në rrjetin e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, ndonëse jetojnë pranë Liqenit të Batllavë, që furnizon me ujë Podujevën dhe një pjesë të Prishtinës.
Edhe pse në numër të vogël, banorët thanë se u tubuan në shenjë proteste për të kërkuar llogari nga ministri i Mjedisit se përse projekti nuk ka nisur ende dhe çfarë ndodhi me buxhetin për këtë projekt prej më shumë se 1 milion eurosh.
Banorët u pritën në takim nga ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi.
Sipas Matoshit, buxheti u nda në bazë të prioriteteve të ministrisë.
Edhe
Banorët ankohen për zvarritjen e projektit të ujësjellësit në Orllan
Premtime për rrjetin e ujësjellësit nga kjo ministri pati edhe në vitin 2018.
Ndërkohë, ujësjellësi rajonal “Prishtina” vetëm do ta mbështesë këtë projekt.