Banorët e fshatit Orllan të Komunës së Podujevës po kërkojnë rikthimin e mjeteve në projektin e ujësjellësit. Sipas tyre, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ua ka hequr nga projektbuxheti i vitit 2019 mjetet që kishin qenë të parapara për këtë projekt.
Për këtë banorë të këtij fshati gjatë ditës së martë kanë qëndruar në MMPH, ku janë takuar me ministrin, Fatmir Matoshi. Rexhep Zeka, që është edhe përfaqësues i Organizatës Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK), ka thënë se gjatë këtij takimi janë marrë vesh me ministrin Matoshi që mjetet që kanë qenë të parapara për ujësjellësin në Orllan me rrethinë të rikthehen në leximin e dytë të Ligjit të buxhetit për vitin 2019, shkruan sot Koha Ditore.
Zeka ka theksuar se në takim u është thënë se rreth 200 mijë euro që kishin qenë të parapara për vitin 2018 janë rialokuar nga Ministria e Financave, pasi deri në atë kohë nuk ishte bërë zotimi i këtyre mjeteve, ndërkohë që projekti zbatues nuk ishte dorëzuar nga Komuna e Podujevës deri në muajin tetor.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Banorët e Orllanit protestuan para MMPH-së, ministri i thërret në takim për t’u sqaruar rreth çështjes së ujësjellësit
-
Fillon ndërtimi i ujësjellësit për fshatin Orllan
-
Ministria e Komuna shtyhen për financimin e ujësjellësit në Orllan
-
Orllani po bëhet me Ujësjellës, premton Matoshi
-
Banorët e Orllanit protestojnë për mungesën e ujit