Qytetarët e lagjes Kalabria po protestojnë para Komunës së Prishtinës duke kundërshtuar shfuqizimin e planit rregullues të lagjes.
Ata kanë dalë me pankarta në duar që thonë se “jemi dëmtuar mjaft”, “mos lejoni që për interesa të oligarkëve të dëmtohen banorët e lagjes Kalabria”, “10 vite kemi pritur për ndryshim plani”, e plot të tjera.
Ndërkohë, në Kuvendin komunal po mbahet mbledhja që në rend dite ka edhe pikën për planin rregullues.
Në emisionin SOT të KOHËS mëngjesin e së premtes ka folur banori Adem Zeka. Ai ka thënë se shfuqizimi i planit e bllokon Kalabrinë. Ndërsa, përveç të premten, ka paralajmëruar se protesta do të ketë edhe më tej, madje dhe padi.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e Kalabrisë kundërshtojnë shfuqizimin e planit rregullues
-
Plani rregullues “Arbëria 3” hiqet nga rendi i ditës, banorët e “Kalabrisë” pengojnë seancën
-
Banorët kërkojnë nga MMPHI të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues për “Kalabrinë”
-
Banorët e lagjes “Kalabria” protestojnë, kundërshtojnë planin zhvillimor të komunës
-
Zeka: Me planin rregullues nxorëm më të mirën për banorët e lagjes “Kalabria”