Dhjetëra banorë të lagjes “Kalabria” në kryeqytet kanë dalë në protestë për të kundërshtuar planin zhvillimor komunal.
Përfaqësuesit e tyre kanë hyrë në takim me kryetarin Përparim Rama.
Një banor i cili në duar mbante një mbishkrim “Prona jonë, vendimi jonë” ka thënë se janë duke pritur që një kohë që lagjja të zhvillohet.
Ai ka thënë se sot ka dalë në protestë për të kundërshtuar planin zhvillimor të komunës.
Një tjetër banor ka thënë se janë lënë pas dore. Ai ka thënë se lagjja është mbuluar nga mbeturinat dhe nuk ka as ndriçim publik.
Edhe
Banorët e Kalabrisë mblidhen para komunës për ta kundërshtuar shfuqizimin e planit rregullues
Ata kanë kërkuar të respektohen ligjet që janë në fuqi për planet zhvillimore.
Me planin zhvillimor komunal ishte paraparë një plan rregullues për lagjen “Kalabria”. I njëjti plan nuk është zbatuar asnjëherë. Banorët e lagjes janë dakorduar me kompani për dhënien e tokës për ndërtim, porse pa zbatimin e këtij plani, gjithçka ka mbetur pezull. Rama ka premtuar shfuqizimin e këtij plani.
-
Kryetari i Prishtinës polemizon me një qytetar rreth pronës ku synohet të ngrihet një shkollë
-
Zeka: Me planin rregullues nxorëm më të mirën për banorët e lagjes “Kalabria”
-
Miratohet Plani rregullues për “Kalabrinë”, Rama: Ditë e madhe për kryeqytetin
-
Musmurati: Rama po përpiqet ta betonizojë Prishtinën