Banorët e fshatit Dobresh nga komuna e Vitisë kanë protestuar sot duke kërkuar që të merren masa dhe të investohet në magjistralen Viti-Gerlicë meqë këtë javë një banor i këtij fshati ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet në lëvizje.
Banorët kanë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës por edhe nga pushteti komunal i Vitisë që të investojnë në rregullimin e trotuarit dhe në rregullimin e rrjetit të ndriçimit në magjistralen e cila shtrihet në këtë vendbanim, raporton Koha Ditore.
Gjithashtu nga banorët është kërkuar vendosja e pengesave e cila do të ndikojë në uljen e shpejtësisë për automjetet.
Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre ngase sipas tyre në këtë magjistrale deri tani kanë humbur jetën 25 banorë të këtij fshati.

-
Banorët me protesta kërkojnë rritjen e sigurisë në komunikacion
-
Banorët e Stanocit kujtojnë viktimat në “magjistralen e vdekjes”, protestojnë për mbikalim
-
Pesë të arrestuar për vrasje në tentativë në Dobresh të Vitisë
-
Protestojnë banorët e Prugovcit dhe Barilevës, kërkojnë rrethrrotullimin e premtuar
-
Banorët e Gllamnikut vazhdojnë me protesta