Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Stanocit kujtojnë viktimat në “magjistralen e vdekjes”, protestojnë për mbikalim

Banorët e fshatit Stanoc i Poshtëm dhe fshatrave përreth, po e quajnë magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, “Rruga e vdekjes”.

Në formë proteste, ata kanë përkujtuar 5 të aksidentuarit që kanë vdekur në këtë magjistrale, raporton KTV.

Kërkesa kryesore e protestuesve ka qenë mirëmbajtja e nënkalimeve, ndriçimi i tyre dhe vendosja e mbikalimeve në vendet ku ka nevojë.

Ymer Haradinaj, kryetar i Këshillit të fshatit Stanoc i Epërmka thënë se nëse nuk u shqyrtohen kërkesat brenda 15 ditëve, protestat do të vazhdojnë dhe do të radikalizohen.

Protestuesit kanë thënë se shumë shpesh janë të detyruar të kalojnë mbi barriera, për shkak të mosmirëmbajtjes së nënkalimeve.

Me qëllim që të ulet numri i aksidenteve në këtë zonë, Stacioni policor në Vushtrri ka filluar fushatë sensibilizuese me banorët.

Edhe Pak kohë pas protestës për siguri në trafik, në Stanoc shënohet një tjetër aksident me të lënduar Kronikë Pak kohë pas protestës për siguri në trafik, në Stanoc shënohet një tjetër aksident me të lënduar

Gjatë marshit të protestuesve, familjarët e viktimave kanë vendosur kurora lulesh në vendet ku kanë ndodhur vdekjet.

Vetëm një javë më parë, në këtë rrugë ka vdekur Fidan Durmishi pasi u godit nga një makinë. Vdekja e 18-vjeçarit ka shënuar vdekjen e 5-të, të ndodhur në këtë rrugë që nga viti 2014.