Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Budakovës kërkojnë ujësjellës për fshatin e tyre

Banorët e fshatit Budakovë të Komunës së Suharekës kanë kërkuar nga autoritetet lokale që të ndërmerren veprime konkrete për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit. Këtë kërkesë, përfaqësuesit e këtij lokaliteti malor e kanë paraqitur gjatë takimit të zhvilluar me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj.

Kërkesa e Budakovës vjen një ditë pasi që drejtuesit e Komunës ishin takuar me udhëheqësit e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për të diskutuar për shtimin e kapaciteteve të ujit të pijshëm në territorin e Komunës së Suharekës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë dita e enjte është njëkohësisht dita e takimit të kryetarit Muharremaj me qytetarë. Gjatë një takimi të tillë, banorët e Budakovës kanë kërkuar ujësjellës për fshatin e tyre...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.