Rreth 150 familje të fshatit Biti e Poshtme të Komunës së Shtërpcës gjatë së premtes kanë protestuar para Komunës shkaku i mungesës së ujit të pijshëm derisa rrjeti i ujësjellësit është dëmtuar gjatë punimeve në hidrocentrale.
Banorët kanë kërkuar të ndërpriten punimet në hidrocentrale dhe të gjendet një zgjidhje për rregullimin e rrjedhës së ujit të pijshëm. Agron Rushiti i këtij fshati ka deklaruar se rrjedha e ujit të pijshëm është dëmtuar gjatë punimeve në hidrocentrale, ndërkohë rezervarët e ujësjellësit kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej dhjetë ditësh, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Uji i pijshëm nuk po vjen në rezervar, sepse rrjedha e ujit është dëmtuar nga punimet e hidrocentraleve në fshatin Biti e Poshtme. Prej dhjetë ditësh jemi duke u përballur me këto telashe, kurse ankesat tona nuk po i shqyrton askush. Qëllimi i protestës është që Komuna të angazhohej dhe t’i parandalojë punimet e hidrocentraleve dhe ta rregullojë punën e ujësjellësit në fshatin tonë. Ndryshe, ne do të vazhdojmë me protesta të tilla derisa të merren parasysh të drejtat tona qytetare”, ka thënë Rushiti.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)